IMG_4633.jpg

Përshëndetje,

Unë jam Vjosa Shkodra, farmaciste, grua dhe nënë e dy fëmijëve të ëmbël. Dhjetë vjet më parë u kyqa në industrinë farmaceutike si udhëheqëse e prodhimit, ku kam mësuar shumëcka; prej pranimit të lëndës së parë, prodhimit, testimeve rigoroze e deri te dalja e produktit farmaceutik në treg. Aty u njoha me botën e përbërësve aktiv dhe atyre ndihmës, kombinimi adekuat i të cilëve krijon një produkt për targetimin dhe shërimin e shumë problematikave. Krahas kësaj, interesi im gjithmonë shtohej kur prodhoheshin foma gjysmë të ngurta sic janë kremat dhe xhelet apo losionet për trajtim të lëkurës. Ky pasion i imi ndaj fushës kozmetike ishte forca kryesore shtytëse në themelimin e stemskincare, sepse doja ta ndaja dijen time me miqtë dhe familjarët e mi, e që sot ky komunitet ka kaluar shifrën mbi 50 mijë.

Besoj thellësisht se mirëmbajtja e lëkurës nuk është privilegj, por kujdes thelbësor ndaj vetes, andaj secili prej nesh e meritojmë të ndajmë pak minuta kohë për përkujdes ndaj vetes dhe mirëqenje totale. Për këtë, kam themeluar stem skincare, që secili prej jush ta keni mundësinë ta keni një rutinë të mirëfilltë të mirëmbajtjes së lëkurës.

Ju ftoj të bashkangjiteni në rrugëtimin tonë të përbashkët për një lëkurë të shëndetshme dhe të freskët.

Misioni

Në stem skincare, misioni ynë është që të shërbejmë si urë lidhëse në mes të shkencës dhe kujdesit ndaj lëkurës, me qëllim të promovimit të vetbesimit dhe mirëqenies së plotë të çdo individi. Jemi të dedikuar që të ridefinojmë qasjen ndaj kujdesit për lëkurën. Përkushtimi ynë është që të ofrojmë produkte të lëkurës që jo vetëm që janë efektive por gjithashtu japin kënaqësi dhe përmbushje. Ne synojmë të ndërtojmë shtigje që destinim kryesor kanë një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese, në mënyrë sa më të lehtë dhe të përballueshme.

402246200_17935992128771427_5828663617491192231_n.jpg

Vizioni

Vizioni ynë është që të jemi destinacioni kryesor i kujdesit të lëkurës në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Parashohim një të të ardhme te afërt ku Stem Skincare do të jetë sinonim i ndershmërisë, kualitetit dhe përballueshmërisë. Jemi të përkushtuar në zgjerimin e gamës së produkteve tona, duke sjellë gjithmonë zgjidhje kreative që do të plotësojnë nevojat e klientëve tanë.