Përshëndetje,

Unë jam Vjosa Shkodra, farmaciste, grua dhe nënë e dy fëmijëve të ëmbël. Dhjetë vjet më parë u kyqa në industrinë farmaceutike si udhëheqëse e prodhimit, ku kam mësuar shumëcka; prej pranimit të lëndës së parë, prodhimit, testimeve rigoroze e deri te dalja e produktit farmaceutik në treg. Aty u njoha me botën e përbërësve aktiv dhe atyre ndihmës, kombinimi adekuat i të cilëve krijon një produkt për targetimin dhe shërimin e shumë problematikave. Krahas kësaj, interesi im gjithmonë shtohej kur prodhoheshin foma gjysmë të ngurta sic janë kremat dhe xhelet apo losionet për trajtim të lëkurës. Ky pasion i imi ndaj fushës kozmetike ishte forca kryesore shtytëse në themelimin e stemskincare, sepse doja ta ndaja dijen time me miqtë dhe familjarët e mi, e që sot ky komunitet ka kaluar shifrën mbi 50 mijë. Besoj thellësisht se mirëmbajtja e lëkurës nuk është privilegj, por kujdes thelbësor ndaj vetes, andaj secili prej nesh e meritojmë të ndajmë pak minuta kohë për përkujdes ndaj vetes dhe mirëqenje totale. Për këtë, kam themeluar stem skincare, që secili prej jush ta keni mundësinë ta keni një rutinë të mirëfilltë të mirëmbajtjes së lëkurës. Ju ftoj të bashkangjiteni në rrugëtimin tonë të përbashkët për një lëkurë të shëndetshme dhe të freskët.


Me dashuri,
Vjosa